EMRAT/ “Shërbim taksi” me “të bardhë”, dënohen dy shqiptarët në Angli, si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së drogës

schedule18:39 - 8 Gusht, 2022

schedule 18:39 - 8 Gusht, 2022

Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burg për rolin e tyre në një bandë të krimit të organizuar, që merrej me trafik droge. Linja e furnizimit të drogës funksiononte si “shërbim taksi”.

Shqiptari Fatlind Boshnjaku drejtonte korrierët, përfshirë Ergys Aliaj, në qindra vende në Taunton, Yeovil, Ëellington. Martock dhe Stogursey.

Gjatë një periudhe gjashtëmujore, personat në fjalë furnizuan me kokainë dhe heroinë përdoruesve vendas në marrëveshje që arrinin në rreth gjysmë milioni paund. Ata përdorën një të ashtuquajtur “metodë të kodit postar” për të arritur marrëveshje dhe për të rregulluar dërgesat në qindra vende të ndryshme.

Boshnjaku u dënua me tetë vjet burg dhe Aliaj me dy vjet e katër muaj.

Duke përdorur dy telefona, banda shpresonte ta bënte më të vështirë për policinë lidhjen e korrierëve, klientëve dhe operatorëve të linjës telefonike. Policia ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjen e telefonave që u përkisnin të pandehurve dhe vendndodhjeve nëpër Somerset dhe Londër.

Boshnjaku kontrollonte linjat, shpesh nga Londra, merrte porosi nga klientët dhe drejtonte të paktën katër korrierë, përfshirë Aliajn, shkruajnë mediat britanike. Ai gjithashtu organizoi strehim dhe automjete për ta. Linja e drogës përdorte marifete marketingu si shërbimi 24/7 dhe oferta më të mira për ata përdorues që prezantonin një mik.

Të pandehurit u arrestuan më 31 mars në posedim të drogës dhe parave të gatshme. Policia tha se kapi rreth 6 kg drogë.

Avokati i Boshnjakut tha se ai kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar nga vendlindja e tij, Shqipëria si 15-vjeçar për t’i shpëtuar dhunës. Ai kishte mbërritur me një furgon dhe ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale Kensington dhe Chelsea. Por, kur ishte 21 vjeç, ai ishte ‘i braktisur’ dhe ‘i zhgënjyer nga shërbimet sociale’ pa adresë apo punë dhe u përfshi në komunitetin shqiptar dhe punën e paligjshme.

I pandehuri u dënua gjithashtu për tetë shkelje të drejtimit të automjetit dhe sigurimin e një ID të rreme të pasaportës në polici kur u arrestua në Bridgwater.

Aliaj ishte vetëm 17 vjeç në kohën e shkeljeve. Ai ishte gjithashtu në Britani në mënyrë të paligjshme pasi i ka shpëtuar dhunës së bandave dhe do të deportohet nëse burgoset, tha avokati i tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!