EMRAT/ Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis në Tepelenë, katër persona në pranga

schedule09:17 - 15 Nëntor, 2024

schedule 09:17 - 15 Nëntor, 2024

TEPELENË- Katër persona janë arrestuar në Tepelenë pasi u kapën duke transportuar drogë. Sipas policisë, janë sekuestruar tre thasë me kanabis me rreth 30 kilograme

Të arrestuarit janë Ilir Dura, Franci Dura, Mehemet Mino dhe Reshat Bakia.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tre automjete, 4 celularë dhe një shumë parash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!