Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Operacioni antidrogë në tre shtete, kush janë të arrestuarit

schedule10:11 - 19 Shkurt, 2025

schedule 10:11 - 19 Shkurt, 2025

Goditet grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në koordinim me homologët italianë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, Karabinierinë e Romës, Parioli, dhe me Drejtorinë e Interpolit.

ABC News mëson se në pranga kanë rënë Anxhelo Ajazaj, Klarens Dalipaj alias Dhrami, Xhino Hamitaj.

Ndërsa, Eurel Liçaj ndodhet në burgun e Rrogozhinës i arrestuar më parë. Ky i fundit është arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Vlorë.



/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!