Tre persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit “Armed”, vijim i megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.
Bashkim Ahmeto, Rudolf Kuçi, dhe Brajan Kuçi u vunë në pranga në flagrancë, pasi lëviznin të armatosur me armë zjarri pistoleta.
Dy vëllezërit Kuçi ishin pjese “të fortëve” të Fierit. Kuçët deri tani dukeshin të paprekshëm.
Ata kanë tentuar t’i shmangen Policisë dhe t’i fshehin armët, por janë arrestuar në flagrancë. Dy armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant./abcnews.al