EMRAT/ Kush është viktima, i plagosuri dhe autori i krimit në Kamëz

schedule15:07 - 30 Nëntor, 2023

schedule 15:07 - 30 Nëntor, 2023

KAMËZ- Detaje të reja zbardhen për krimin në zonën e Laknasit në Kamëz. Gazetari Ervin Leka raporton se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Shefqet Hasa, ndërsa i plagosuri është Besim Keça.

Autori i dyshuar i krimit është Maliq Marku, rreth 70 vjeç, i cili është arrestuar menjëherë nga Policia.

Konflikti mes tyre dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Këta shtetas mësohet se janë fqinjë me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja mes tyre ka ndodhur në rrugë, më pas i moshuar ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 55-vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen dhe duke plagosur 50 vjeçarin Besim Keça.

Sipas policisë është sekuestruar arma e përdorur gjatë krimit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!