Dy shqiptarë të akuzuar për kultivim droge janë dënuar me 40 muaj burg nga një gjykatë britanike.
Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar Ervis Roci dhe Edi Kotorri janë kapur duke kultivuar kanabis me vlerë deri në 500 mijë paund.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë bastisjes së dy shtëpi bari në Bradford muajin e kaluar. Prokurorja Clare Ëalsh përshkroi se si u zbulua ferma e kanabisit në tre kate të shtëpisë. Gjatë bastisjes Kottori u arrestua në dhomën e ndenjes ndërsa Roci u gjet i fshehur në majën e oxhakut.
Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili. Shqiptarëve sipas autoriteteve britanike u janë gjetur një total prej 158 bimësh të pjekura kanabisi dhe 218 bimë më të reja u gjetën në shtëpinë e barit, me një vlerë të mundshme të tregut prej 300,000 deri 350,000 paund.e.su./abcnews.al