EMRAT/ Kthyen qendrën e masazhit për prostitucion, arrestohen tre persona, sekuestrohen para, celularë dhe një makinë

schedule15:08 - 13 Mars, 2024

schedule 15:08 - 13 Mars, 2024

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, Etleva Osmani, Igli Borri dhe Manuela Cullhaj, ndërsa pesë të tjera po procedohen penalisht, pasi kishin kthyer qendrën e masazhit në një qendër prostitucioni në Tiranë.

Mësohet se disa prej tyre ishin klientë dhe disa të tjerë punonjës, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia dhe një person tjetër është shpallur në kërkim.

Sakaq, blutë kanë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.

Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.

Si rezultat i tij:

▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Etleva Osmani 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– Igli Borri 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– Manuela Cullhaj, 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪️u proceduan penalisht:

38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;

34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪️po punohet për kapjen e shtetasit 38 vjeç.

Shtetasit administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!