EMRAT/ Kriptohajdutët, cilët janë personat që kryenin mashtrime me kriptovalutat, mes tyre dhe gra

schedule15:58 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:58 - 18 Nëntor, 2024

Zbardhen emrat e 18 të arrestuarve, të cilët kryenin mashtrime me kriptovaluta.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “USDT-“, u vunë në pranga shtetasit: Genci Sula, Riduan Bajrami, Arlin Kajo, Lidra Leka, Muahemd Saraci, Aldi Ruli, Arberor Agastra, Spartak Gjoci, Armando Gjoci, Donaldo Demaj, Tedi Agastra, Frederik Sinanaj, Piro Verdhi, Dorian Valentin, Evis Sopi, Jonid Lazaj dhe Aurora Bregu.

Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë si edhe rreth 750 mijë euro.

ABC News ka mësuar vendndodhjen e disa prej pikave të këmbimit valutor që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre.

Pikat kyçe ka qenë ‘exchange’ tek ‘Shallvaret’, pika e këmbimit valutor tek rruga ‘Abdyl Frasheri’ dhe tjetra pranë ‘Librit Universitar’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!