EMRAT/ Krimi në shtëpinë e të moshuarve, arrestohen dy infermiere, policia: Penguan zbardhjen e ngjarjes

schedule08:02 - 9 Gusht, 2024

schedule 08:02 - 9 Gusht, 2024

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i dy infermiereve të azilit ku ndodhi krimi i rëndë gjatë ditës së enjte. Ishte 78 vjeçari, Zyhdi Shehi që goditi me bastun shtetasin Virxhil Vesho, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Policia sqaron se nga veprimet hetimore, u arrestuan dy infermieret Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Dy infermieret e arrestuara u arrestuan pas sigurimit të provave se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!