Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka treguar se nga qeveria e formuar ditën e djeshme, 12 anëtar të kabinetit qeverisës kanë humbur mandatit e deputetit.
Postimi i plotë:
Me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.
Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta.
Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave.
KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre.
Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:
-Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi
-Arben Vitia – Enver Haliti
-Hekuran Murati – Mirsad Shkreta
-Faton Peci – Gramos Agusholli
-Liburn Aliu – Alban Bajrami
-Arbërije Nagavci – Yllza Hoti
-Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj
-Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi
-Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi
-Fikrim Damka – Enis Kervan
-Elbert Krasniqi – Fridon Lala
-Emilija Redžepi – Samra Ilijazi
/abcnews.al/