EMRAT/ Ish-bashkëshorti lyen me benzinë 31-vjeçaren dhe i vendos flakën në Korçë

schedule17:42 - 31 Gusht, 2024

schedule 17:42 - 31 Gusht, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë. Ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-bashkëshorten e tij dhe i ka vendosur flakën. Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci.

Bledar Trëndafili (ish-bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

Çifti kanë dy fëmijë dhe 31-vjeçarja në këtë periudhë jetonte me nënën e saj në një shtëpi me qira në lagjen 1 të Korçës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!