Aleksandro Lazaj dhe Kristjan Lazaj të dy banues në Tiranë, janë arrestuar nga policia për shkak se kanë grabitur xhiron ditore në një karburant në Tiranë.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi Aleksandro Lazaj ka zbritur nga automjeti.
Shtetasi Kristjan Lazaj është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandri i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.
/abcnews.al/