Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Goditi një punonjës burgu në Fier, arrestohet 32-vjeçari, në pranga edhe 4 të tjerë

schedule09:15 - 1 Nëntor, 2025

schedule 09:15 - 1 Nëntor, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”.

Gjatë aksionit, mësohet se u ndaluan shtetasit Elvis Roshi, Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muça.

32-vjeçari Elvis Roshi  ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.

Ndërsa 4 shtetasit e tjerë u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!