EMRAT & FOTO/ Aksidenti në Konispol: Viktima martoi vëllanë dhe po kthehej në Greqi, njëri prej të plagosurve bashkëshorti i 35-vjeçares

schedule08:06 - 4 Shtator, 2023

schedule 08:06 - 4 Shtator, 2023

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë – Qafë Botë, në afërsi në Konispolit.

LEXO EDHE: Po ktheheshin nga dasma/ Makina del nga rruga në aksin Sarandë – Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

Sipas burimeve paraprake, makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën Adriana Prendi, 35-vjeçe dhe janë plagosur dy të tjerë të cilët janë dërguar në spital, një prej tyre bashkëshorti i viktimës dhe njëherësh shoferi i automjetit, Gëzim Prendi.

Të aksidentuarit po ktheheshin nga dasma, ku viktima kishte martuar vëllanë dhe pas dasmës ishin nisur për në Greqi, ku edhe jetonin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Gëzim Prendi, 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Adriana Prendi , 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi, 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!