Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emrat e qeverisë së re/ Velija: Vetëvendosje ende nuk ka kontaktuar asnjë parti. Kurti synon shtyrjen e formimit të qeverisë

schedule17:33 - 2 Prill, 2025

schedule 17:33 - 2 Prill, 2025

Redaktori i Gazetës Express dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Besnik Velija u shpreh se Kurti deri më tani nuk ka apsur asnjë kontakt për partitë e reja lidhur me formimin e qeverisë së re. Më pas, Velija tha se ekziston një teori se Kurti synon shtyrjen e formimit të qeverisë së re deri në vjeshtë për të mbajtur zgjedhje të reja bashkë me ato lokale.

“Që prej mbrëmjes së 9 shkurtit, ka pasur shumë diskutime për qeverinë e re dhe koalicionet potenciale. Është përmendur nisma Social Demokrate e cila ka marrë tre deputetë. Zoti Limaj ka hapur bashkëpunimet me Kurtin. Deri tani, nuk ka pasur kontakt zyrtar mes partisë në pushtet dhe partitë opozitare. Vetëvendosja ende nuk ka kontaktuar asnjë parti, Kurti sot ka takuar dy kryetar të partive minoritare.

Pritet që Kurti të bëj përpjekjet maksimale për të krijuar një qeveri pa pasur nevojë për pazare, mbase për ta shtyrë për një vit qeverinë e tij dhe nëse nuk arrihet konsensusi për presidentin, të kalohet në zgjedhje të parakohshme. Ekziston edhe një teori që Kurti synon shtyrje e formimit të qeverisë deri në vjeshtë për të mbajtur zgjedhje të reja bashkë me ato lokale, ku praninë në fushatë ta përkthejë edhe në mbështetje për kandidatët nëpër komuna.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!