EMRAT/ Drogë afër shkollave, arrestohen katër trafikantë në Kavajë

schedule10:24 - 12 Nëntor, 2023

schedule 10:24 - 12 Nëntor, 2023

KAVAJË- Katër persona janë arrestuar në Kavajë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kanabis pranë shkollave dhe në ambiente të tjera, të cilat kishin frekuentim të lartë, kryesisht nga të rinjtë.

Të arrestuarit janë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok./ abcnews.al