EMRAT/ Babai plagos me armë gjahu vajzën në Lushnjë dhe më pas vret veten

schedule15:56 - 19 Maj, 2024

schedule 15:56 - 19 Maj, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Lushnjës. Mësohet se 82-vjeçari Behar Musaku ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij, Rudina Musaku dhe më pas ka vrarë veten.

Sakaq, raportohet se 40-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!