Arrestohen 2 të rinj shqiptarë në Angli: E kishin kthyer shtëpinë në fermë kanabisi

schedule16:37 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 16:37 - 26 Dhjetor, 2019

Dy emigrantë shqiptarë të paligjshëm janë arrestuar në Angli, teksa u janë gjetur mbi 200 bimë kanabisi.

Të rinjtë shqiptarë janë identifikuar sipas mediave angleze si Sukses C. dhe Armando I.  Shqiptarët u arrestuan në banesën e tyre në Derbyshire.

Pas informacioneve të marra nga banorët, policia bastisi shtëpinë dhe sekuestroi kanabisin e gjetur nëpër dhoma dhe papafingo.

Dy të rinjtë të cilët kishin mbërritur në vend në fillim të këtij viti, thanë se ishin paguar për rritjen e kanabisit.

Bimët ishin në faza të ndryshme rritjeje dhe gjithashtu u gjet edhe një qese e mbyllur me vakum e një qese blu e mbushur me kanabis. Ndërsa gjykata vendosi dënimin me 4 muaj burg për secilin nga të rinjtë.

Gjykatësi Shaun Smith QC. Vendosi të dënojë secilin shqiptar me katër muaj burgim.

Kur dha vendimin, gjyqtari tha: “Unë jam duke iu gjykuar, por e di fare mirë se ju nuk jeni organizatorët. Ju thjesht kontrollonit kanabisin në banesë, pasi të tjerë qëndrojnë pas këtij rrjeti të trafikut të kanabisit. Shumë shqiptarë kapen në Angli duke mbjellë kanabis në ferma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!