EMRAT/ Antidroga në Lezhë, 6 në pranga, 15 të proceduar

schedule11:39 - 10 Qershor, 2024

schedule 11:39 - 10 Qershor, 2024

Operacionin antidrogë “Tempulli” është shtrirë në Lezhë, me qëllim goditjen e trafikut të narkotikëve.

Sipas informacioneve, gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë shtetas. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë.

Po ashtu janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa, si dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Mësohet se në pranga kanë rënë përkatësisht; Agron Gajtani, Deart Xhelili, Ermir Hamidi, Albion Hajdini, Granit Bajraktari, Norik Sadiku.

Ndërkohë Megaoperacioni policor “Tempulli 3” është ende në vijim. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/abcnews.al/