EMRAT/ Aksidenti në Gramsh, humbin jetën dy persona plagosen 8 të tjerë

schedule07:05 - 23 Shkurt, 2020

schedule 07:05 - 23 Shkurt, 2020

Dy persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugpor të ndodhur në Gramsh. Fuoristrada ku udhëtonin 10 persona, 9 sirianë dhe drejtuesi i mjetit nga Tirana doli nga rruga dhe ra nga 150 metra lartësi duke përfunduar në greminë.

ABC News ka zbardhur emrat e 8 prej personave të plagosur nga aksidenti me pasojë vdekjen që ndodhi në fshatin Çekrez të Gramshit mbrëmjen e kësaj të shtune. Sipas informacioneve 7 nga personat e plagosur, pas rënies së Fuoristradës tip ML nga 140 metra lartësi, ishin shtetas sirianë dhe tjetri, drejtuesi i Fuoristardës Mikel Gjeli 27 vjeç  nga Tirana.

Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Sejf Azxherbahit 23-vjeç, Naif Merlut 40-vjeç, Muhamet Nur Hisja 33-vjeç, Avdyl Aliasiu 26-vjeç, dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja raporton se gjendja e 4 nga shtatë të plagosurit në Gramsh mbrëmjen e së shtunës vijojnë të jenë në gjëndje të rëndë ndërsa tre prej tyre fatmirësisht tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mësohet se dy viktimat, po ashtu shtetas sirianë vijojnë të jenë ende në vendngjarje të shtrirë në rrugë, ende të paidentifikuar, ndërkohë të plagosurit janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al