EMRA/ Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Greqi, mes tyre një grek e një pakistanez

schedule16:06 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:06 - 16 Qershor, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga një bandë grabitësish të kapur në Greqi, të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në dyqane, bizhuteri dhe makina. Banda në fjalë u shpërbë më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptar.

Sipas mediave greke të arrestuarit janë:

Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan,

Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri

Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri

Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri

Po ashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.

Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë. /abcnews.al/