Bes Kallaku është shfaqur në shumë dimensione këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC duke treguar një anë tjetër të tij që nuk e kishim ditur.
Në mbrëmjen dedikuar aktorit të humorit ishin mbledhur bashkëpunëtorët e tij më të mirë në muzikë me të cilët ka krijuar hite si Klajdi Haruni, Ylli Baka, Andi Shkoza dhe Rati.
Ndër të tjera, nuk munguan disa nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, por të gjithë në formë surprize.
Gjyshja e tij, e cila është edhe një ndër gjyshet më të famshme në Shqipëri, Ija, erdhi në studio gjatë mesit të mbrëmjes, teksa Ylli Baka po performonte këngën “Mirëmëngjes nëna ime”.
Ardhja e saj i ka emocionuar të gjithë, ndërsa Besi e ka pritur me përqafime dhe nuk ndalonte dot së puthuri atë në ballë.
Fill pas Ijes, në studio erdhi surprizë edhe e motra e tij, Ana Kallaku, ku vlen të theksojmë se ishte hera e parë që I shihnim bashkë si motër e vëlla. Ata floën për marrëdhënien e tyre motër e vëlla, si dhe për pasionin e përbashkët për poezinë.
Për herë të parë gjithashtu u njohëm edhe me të ëmën e Besit, mami Shpresa, e cila edhe pse nuk erdhi fizikisht, dërgoi një video-mesazh për Besin duke treguar një detaj shumë të rëndësishëm për të.
Sipas saj, Besi mbante një bllok kujtimesh kur ishte i vogël dhe të gjithë shokët e klasës i shkruanin “u bëfsh një aktor i madh”. Dhe mami Shpresa nuk mund të jetë më e lumtur se kaq teksa e sheh që në të vërtet është bërë një aktor i madh, por dhe që ka një familje të mrekullueshme./abcnews.al