Emocionuese/ 6 fëmijët i bëjnë surprizën emocionuese prindërve: Kishim frikë se nëna ka probleme me zemrën

schedule09:54 - 5 Maj, 2023

schedule 09:54 - 5 Maj, 2023

Gjashtë fëmijët, 5 vajza dhe një djalë, i kanë bërë një surprizë prindërve të tyre. Ata jetojnë të gjithë në Suedi, por nuk i kanë njoftuar se do të kthehen në Kosovë. Momenti i surprizës i ka emocionuar dy të moshuarit, të cilët kanë shpërthyer në lot.

Për këtë çast është bërë viral në rrjetet sociale dhe njëra prej motrave, Saranda Lubishtani ka ndarë emocionet në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”. Ajo ka treguar detajet e surprizës dhe disa ‘sekrete’ nga marrëdhënia e tyre.

“Ne jetojmë të gjithë në Suedi, por zgjodhëm që surprizën ta bëjmë në Kosovë. Për vëllain nëna e ka ditur sepse nusja e vëllait tha: ‘O Fatlum mos u nisni pa i treguar se ka probleme me zemrën nëna’. Pastaj vëllai i tha për veten e tij, por për veten e tij nuk i ka treguar kurrë gjë.

Babai kur na pa ne vetëm kafshoi pak gishtin dhe pastaj filloi të qante. Ne jemi pesë motra dhe një vëlla, vëllai është fëmija i dytë. Ne jemi shumë të lidhur në çdo rast. Ne kemi në Suedi 35 vite.

Vëllai është pika e dobët e të gjithëve, jo vetëm e nënës. Ne japim botën për të”, u shpreh Saranda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!