Emocionon Marçela Lati: Nëna ime luftoi gjatë me Covid-19, u ktheva në infermiere për të

schedule22:25 - 13 Janar, 2021

schedule 22:25 - 13 Janar, 2021

Viti që lamë pas ishte i vështirë për shumë njerëz që kanë kaluar situata të trishta, humbje të personave të dashur apo edhe stres nga puna. Një prej momenteve të vështira si pasojë e Covid-19 u tregua edhe nga e ftuara e programit “E ardhmja është vajzë” në ABC. Marçela Lati, sipërmarrësja e njohur e “Geraldina Sposa” e tashmë me linjën e saj të këpucëve, tregoi një moment qe e emocionoi në studio.

Nëna e saj e infektuar me Covid-19 luftoi me virusin për gati 1 muaj. Gjatë kësaj kohe Marçela i ka shërbyer, duke u kthyer në infermiere për të dhe momenti më i vështirë ishte kur i duhej ta dërgonin në spital dhe i duhet të vendoste për ta dërguar ose jo. Por fatmirësisht kaloi dhe nëna e saj po rikuperohet tani.

I gjendem shumë afër atyre që po kalojnë apo kanë kaluar një situatë të tillë. Ishte diçka që na shenjoi të gjithëve por uroj të jemi duke dalë“- përfundoi Marçela. /abcnews.al/