Emocionohet Vasilika Hysi, fjalim lamtumire në Kuvend: Falenderim të veçantë për Ruçin dhe Ramën

schedule15:03 - 7 Korrik, 2021

schedule 15:03 - 7 Korrik, 2021

Pa i fshehur emocionet, pas 12 vitesh në politikë, deputetja socialiste Vasilika Hysi njëherazi nënkryetare e Kuvendit përmbylli fjalimin e saj të fundit. Hysi deklaroi se në këto vite është përpjekur të votojë ligje që do i shërbejnë Shqipërisë duke theksuar se koha do e tregojë nëse kanë gabuar.  Ajo veçoi miratimin e ligjeve për të drejtat e shoqërisë civile dhe krijimin e një nënkomisioni për këtë çështje. Një falënderim të veçantë ajo e pati për kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi për bashkëpunim dhe mbështetjen që i kanë dhënë në këto vite.

“Reforma në drejtësi rriti besimin e publikut. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë ka nevojë të shoqërohet me goditjen e paligjshmërisë. Duke qenë anëtare e Komisionit të Ligjeve puna më ka dashur të bashkëpunoj me Ministrinë e Drejtësisë dhe drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë. I falënderoj një për një për angazhimin, diskutimet profesionale edhe kur ndanim mendime të njëjta apo të ndryshme., uroj dhe shpresoj që puna e tyre të vijojë.

Para 12 vitesh PS dhe mbështetësit më zgjodhën deputete. Për mua dhe shumë kolegë që sot është seanca e fundit ky moment ka emocione pasi mbyllet një periudhë angazhimi me shumë përgjegjësi me dilema nëse kemi bërë më të mirën apo mund të kishim bërë edhe më mirë. A e kemi përmirësuar jetën e njerëzve. Kur kthehesh pas në kohë vëmë re se shumë gjëra do e kishim bërë ndryshe. Koha do e tregojë ku kemi gabuar. Por shumicën e rasteve kemi bërë gjëra shumë të mira. Kemi çuar përpara reforma të vështira që kanë pasur edhe kundërshtitë e tyre. Arritëm mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kam qenë e nderuar dhe e privilegjuar për krijimin e nënkomisionit të të drejtave të njeriut.

Ka ende shumë për të bërë. Dimensioni dhe zëri i atyre që nuk kanë zë, ka ardhur në parlament nga gra dhe burra. Kemi bërë atë që shumë kolegeve tona i është dashur më shumë për të bërë. Gratë dhe burrat që do ulen në këtë sallë të çojnë përpara këtë fokus. Falë edhe mirëkuptimit dhe mbështetjes të Taulant Ballës dhe Gramoz Ruçit në vitet 2017-2021 u bë e mundur të ndërmarrim nisma ligjore shumë të mira. Kemi kthyer në realitet ëndrrat e shumë grave dhe vajzave që ka dashur që zëri të dëgjohet. Si anëtare e vetme grua në reformën në drejtësi, ndihem e privilegjuar për arritjet, kodin e drejtësisë penale për të miturit.

Falënderim të veçantë për kryetarin. Falënderim për punën e stafit të Kuvendit. Falënderoj një për një anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë në çdo nivel të cilët me punën e tyre të palodhur kanë bërë të mundur mbarëvajtjen e punimeve në Komisione dhe nënkomisione.  Respekt dhe mirënjohje një për një me ta. Më vjen keq që një pjesë prej tyre na i kanë marrë institucionet e tjera. Së fundmi, në 12 vite karrierë vlerësoj punën e bërë nga parlamenti për rritjen e bashkëpunimit me qytetarë, media. Respekt dhe mirënjohje edhe atëherë kur kemi ndarë mendime ndryshe. Vlerësoj dhe them që ky parlament është bërë më i mirë falë bashkëpunimit, kritikave. Roli dhe zëri i shoqërisë civile, në mënyrë të veçantë i mediat merr një natyrë të veçantë. Ne jemi këtu edhe falë mbështetjes që na ka dhënë kryetari i partisë. E falënderoj për mbështetjen në këtë rrugëtim të gjatë”, tha Hysi. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!