Ermal Mamaqi ka postuar së fundmi një video në Instagram, që i ka surprizuar të gjithë.
As më pak e as më shumë, ai shfaqet nga zyra e moderatores Luana Vjollcës, duke bërë batuta me plot gaz.
Mirëpo, Ermali nuk ka zbuluar se çfarë i ka bërë bashkë. Ndoshta shoqëria që kanë prej vitesh, apo ndonjë projekt i ri televiziv.
Kujtojmë, që Mamaqi prej disa kohësh Ermali është shkëputur nga ekrani, ndërsa Luana ka paralajmëruar se shumë shpejt do rikthehet, por ne ka lënë surprizë emisionin, nëse do jetë “Shiko kush luan” apo emisioni i ri që nuk arriti të fillonte për shkak të pandemisë “Take me out”.
Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim dhe të gjithë do të mbetemi kuriozë deri në atë ditë./abcnews.al