Emirana Sako do të drejtojë Bashkinë e Durrësit edhe për 4 vitet e ardhshme.
Ndonëse kanë mbetur edhe disa kuti për t’u numëruar, duket se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, pasi Sako kryeson bindshëm ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.
Aktualisht, Sako ndodhet në Pallatin e Sportit në Durrës me drejtuesin politik të Partisë Socialiste të këtij qarku, Agron Çela ku po ndjekin nga afër procesin e numërimit që po shkon drejt fundit./abcnews.al