Emigranti shqiptar hap fermë në Kanada: Djemtë e mi me universitet kujdesen për frutat dhe perimet

schedule08:11 - 4 Tetor, 2022

schedule 08:11 - 4 Tetor, 2022

Sadik Malushaj është një emigrant shqiptar që ka emigruar nga Peja në Kanada para 35 vitesh. Ai ka bërë punë nga më të ndryshmet, derisa vendosi të hapë fermën e tij, ku kultivon fruta dhe perime.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Sadiku tregoi se si e mori vendimin për ta hapur fermën me emrin “Little Illyria Farms” dhe sesi ka punësuar edhe dy djemtë e tij, të cilët kanë mbaruar studimet në Toronto.

Unë kam 35 vite që jetoj në Kanada, kishte edhe shqiptarë të tjerë që jetojnë këtu kur erdha unë.

E zgjodhëm Kanadan sepse është një vend i bukur. Është pak ftohtë, por jo aq shumë. Është pak a shumë moti  si te ne. Këtu thjesht mungon pranvera. Prodhimet duhet ti mbjellësh pak më herët që nga mesi i majit. Këtu ka edhe brymë, e cila zgjat deri në fund të tetorit.

Unë kam punuar në Kanada çdo gjë, në ndërtim, bukëpjekës, edhe që nga 1997 fillova të punoja në zyrë për sigurimet shëndetësore. Që nga ai moment nuk e ktheva shpinën mbrapa, por kompania ishte me partneritet italian dhe në një moment na nxorrën nga puna. Erdhi momenti që të mbijetojmë dhe blemë fermën. I mësova djemve që të punojnë. Ata kanë kryer universitetin në Toronto, por punë është vështirë të gjesh edhe në Kanada ndonëse ke mbaruar universitetin, ndryshe nga vendet skandinave. Ata kanë mësuar si të jetojnë sepse kanë fermën e vetë, kanë grurin, kanë gjithçka. Farat e shumta i kemi blerë këtu, por specat i kemi sjellë nga Kosova”, zbuloi ai./abcnews.al