Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët rekord të ardhurash/ Në periudhën janar-qershor janë sjellë në vend 444 milionë euro

schedule15:27 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:27 - 13 Shtator, 2023

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë kanë sjellë më shumë të ardhura pranë të afërmve të tyre. Statistikat zyrtare tregojnë se në total janë 444 milionë euro të hyra në vend përgjatë periudhës janar-qershor.

Kjo shifër rezulton se është më e larta e regjistruar në 10 vitet e fundit. Vetëm në periudhën prill –qershor prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 230 milionë euro, në rritje vjetore  prej 20%. Gjatë periudhës është vërejtur rritje jo vetëm e kanaleve formale sistem bankar, por edhe e prurjeve në cash nga vetë emigrantët ose nga persona të tretë.

Remitancat janë të rëndësishme pasi mbi 26 % e familjeve në vend e kanë si burim të ardhurash. Kriza e çmimeve në eurozonë duket se nuk ka ndikuar në dërgesat e emigrantëve shqiptare, pas uljes së tyre gjatë periudhës së pandemisë, kryesisht nga Italia dhe Greqia

Shtimi i të ardhurave nga emigrantët po ndodh në një kohë që euro është dobësuar ndjeshëm ndaj lekut shqiptar. Banka e Shqipërisë ka argumentuar se një ndër arsyet e forcimit të monedhës kombëtare është edhe rritja e remitancave dhe investimeve të huaja duke ndikuar direkt në fluksin e eurove në treg tonë. Aktualisht një euro po këmbehet me rreth 106 lekë duke humbur gati 4 pikënë 10 ditët e fundit.

Vlerën më të lartë gjatë kësaj vere euro e preku në fund të gushtit ku u këmbye me mbi 110 lekë.

REMITANCAT NE VEND

JANAR-MARS 2023           214 MILIONE EURO

PRILL-QERSHOR 2023       230 MILIONE EURO./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!