Emigrantët, në qendrën e pritjes/ Katër prej tyre do kthehen në Itali, mes tyre tre të mitur

schedule19:19 - 28 Janar, 2025

schedule 19:19 - 28 Janar, 2025

SHËNGJIN- Pas betejës disamujore gjyqësore me drejtësinë italiane, qeveria e Giorgia Melonit dërgoi mëngjesin e së martës grupin e tretë të emigrantëve në përpjekje për të vënë në zbatim marrëveshjen e arritur me Shqipërinë.

Anija ushtarake italiane me 49 emigrantë në bord mbërriti në Shëngjin. Emigrantet ju nënshtruan fillimisht procedurës së përshpejtuar të kufirit, pra akomodimit në kampin bazë në port.

Më pas procesi i identifikimit dhe kontrollit shëndetësor, ku rezultoi se tre prej emigranteve ishin te mitur dhe një i rritur me probleme shëndetësore, duke bere qe ata te kthehen drejt Italisë.

Ne kampin e Gjadrit u transferuan 45 nga 49 emigrantet qe mbërritën. Transporti i emigrantëve u be me autobus dhe nën masa të rrepta sigurie. Kampi, që aktualisht është i boshatisur parashikohet që të strehojë njëkohësisht deri në 3 mijë vetë.

Kjo është hera e tretë që Italia dërgon emigrantët në Shqipëri pas paktit. Dy herët e para transferimi ka dështuar pas vendimeve të gjykatave italiane që kanë urdhëruar rikthimin e emigrantëve në Itali sapo ata kanë zbarkuar në Shqipëri.

Ky ka qenë debati që qeveria e Melonit e ka kundërshtuar në Gjykatën e Kasacionit në Itali. Përmes një vendimi të marrë më 4 dhjetor të vitit të kaluar, kjo gjykatë tha se caktimi i vendit të origjinës si i sigurt apo jo është kompetencë e pushtetit ekzekutiv dhe jo e gjykatave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!