Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi se në kampin e Gjadrit, do të ketë edhe një hapsirë ku do të vendosën emigrantët të cilët janë burgosur.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Meloni u shpreh se do të ketë përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta.
Meloni shtoi se populli italian i është mirënjohës Shqipërisë.
“Sot kryeminsitri Rama quhet kriminel sepse shumë ka ndryshuar, kur qeveria vendosi të vijojë bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare. Do doja t’i thoja kryeminsitrit Rama, sepse në fakt, nuk është ai shënjestra, italianët e kuptojnë, i janë mirënjohës qeverisë, popullit shqiptar, për të na dhënë një ndihmesë. Kur erdha verën e kaluar në Shqipëri, morëm parasysh disa kritere, disa kushte, sese eigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues, vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme. Duhet edhe ndihma e vendeve jashtë BE. Arritëm në realizmin e kësaj marrëveshjeje. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka vënë në dispozicion të saj, Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Do të mirëpresin emigrantët, në Gjadër do të strehohen. Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen, dëshiroja të shndërrohej në model për vendet e tjera. Edhe vetë qeveria gjermane këshilloi ndjekjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.Kjo strukturë do të kryejë funksionin e mikpritjes së emigrantëve, ju e dini numrin e madh të klandestinëve të mbërritur në brigjet e Italisë.
Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzanë, fëmijët. Do të kryhen të gjitha proceduat e kalimit të kufirit, do të kërkojë 28 ditë, do të trajtojë gjithashtu kërkesat për azil, do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta. Do të forcojmë procedurat e detyrueshme për BE. Struktura e Gjadrit do të ketë edhe funksion tjetër, ku do të ndalen emigrantët, do të ketë edhe një hapësirë, ku do të mbahen emigrantët e burgosur. Rendi publik, brenda perimetrat e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane.”, theksoi ajo./abcnews.al