Në konferencën e parë për 2025, kryeministrja italian, Giorgia Meloni foli edhe për problemet dhe ndalimin në qendrat e emigrantëve të hapura nga Italia në Gjadër.
“Duket se vendimet e Gjykatës së Kasacionit i japin të drejtë qeverisë”, pasi thonë se “i takon qeverisë të krijojë vende të sigurta”, tha Meloni gjatë konferencës për shtyp, duke siguruar që “qendrat në Shqipëri janë gati për t’u aktivizuar”.
“Vitet e kaluar zbarkimet janë ulur me 60%, vitet e fundit thuajse janë zhdukur”, por “përsa na përket ne qendrat janë gati për të funksionuar”. Meloni argumentoi se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende. /abcnews.al