Largimi i emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë pas përfundimit të festave të fundvitit është shoqëruar me një fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Aktualisht, nga dogana shqiptare po punohet me numrin e plotë të sporteleve, ndërsa nga ajo helene vetëm me dy, çka ka bërë që radha të shkojë deri në 2 kilometra pranë kësaj pike kufitare, e cila është edhe më e madhja tokësore në jug të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet doganore, vetëm këtë të hënë, 8 mijë shtetas shqiptarë me banim në Greqi janë larguar drejt shtetit fqinj. Në total, gjatë periudhës së festave, lëvizjet e emigrantëve shqiptarë kanë arritur rreth 160 mijë persona, duke krijuar radhë të gjata në kufi.
Autoritetet kufitare njoftojnë se monitorimi i lëvizjes së automjeteve vijon për të garantuar procedurat e sigurisë në pikat e kalimit të kufirit. / abcnews.al /


