Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët festojnë në atdhe, fluks udhëtarësh në të gjitha pikat kufitare

schedule13:55 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 13:55 - 29 Dhjetor, 2019

Festën e ndërrimit të viteve shumë prej shqiptarëve që jetojnë përtej kufijve duket se kanë zgjedhur ta kalojnë në atdhe.

Mbi 250 mijë persona me rreth 70 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri vetëm nga Kakavija dhe Kapshtica javën e fundit.

Me qëllim eleminimin e radhëve Policia Kufitare ka shtuar kapacitetet.

“Fluksi është në rritje, po zbatohen procedura standarde të policisë Kufitare”, u shpreh Vilson Dine.

Ndërsa nga porti i Durrësit javën e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 21 mijë persona me rreth 4 mijë e 900 autovetuara.

Të dhënat vijnë nga Autoriteti Portual sipas të cilit ditët e fundit numri i udhëtarëve është tre fishuar në krahasim me periudhën para festave.

3-4 tragete nga Bari, Ankona dhe Trieste mbërrijnë çdo ditë në këtë port.

Prej fillimit të muajit dhjetor 52,400 udhëtarë me rreth 16,300 autovetura, kamionë dhe trailerë kanë zgjedhur tragetet për të mbërritur në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!