Emigrantët e mbetur në “tokë neutrale”, juristja: Po shkelen të drejtat e tyre, shteti të marrë masa

schedule12:49 - 6 Prill, 2020

schedule 12:49 - 6 Prill, 2020

Një numër emigrantësh që kishin shkuar në Greqi për punë sezonale dhe kanë tentuar të kthehen në atdhe kanë mbetur prej disa ditësh të bllokuar në “tokë neutrale” në Kapshticë dhe Kakavijë.

Për të folur më shumë rreth situatës së tyre dhe se çfarë parashikon kushtetuta për këtë rast, ka folur për ABC News, Ardita Kolmarku, juriste pranë Komitetit të Helsinkit.

E pyetur se çfarë parashikon kushtetuta e vendit për këta persona që janë lënë në tokë neutrale pa ushqim, pa ujë dhe në të ftohtë, juristja sqaron se në ktë rast po shkelen disa të drejta.

“… Kominteti Shqiptar i Helsinkit është i shqetësuar për këtë situatë. Ata ndodhen aty që të premten. Neni 8 parashikon që shtetasit shqiptarë duhet të jenë të mbrojtur kudo që ata ndodhen. Ata kanë të drejta njelloj si shtetasit shqiptarë që ndodhen në brenda territorit. Ata ndodhen në zonë neutrale, as në Shqipëri dhe as në Greqi.

Më tej zonja Kolmarku sqaron se çdo kufizim i të drejtave, në kuadër të krizës, nuk duhet të prekë të drejtat kryesore të njeriut.

“Duhet të kemi një ligj special, që nuk e kemi për momentin, për të moslejuar kthimin në vend. Kufizimi duhet të jetë në proporcion me qëllimin,” shtoi ajo më tej.

Sipas juristes, Konventa Europiane për Të Drejtat e Njeriut, parashikon që shteti të marrë të gjitha masat që të respektohen të drejtave e emigrantëve punëtorë, parashikohet që shteti të marrë të gjitha masat për t’i kthyer në vend.”

Disa prej emigrantëve janë çuar në spitalin e Bilishtit pasi nuk janë ndjerë mirë dhe pasi janë përmirësuar janë kthyer sërish në tokë neutrale. A ëshë ky një rast i paprecendë?

Ardita Kolmarku:

“..Po përdoren shumë standarte. Kur i fut në Shqipëri, në këto kushte u ke rritur një pritshmëri dhe Konventa Evropiane parashikon mbrojtje për shtetasit që u rriten pritshmëritë… Në momentin që i akomodon brenda duhet të marrësh çdo përgjegjësi.”

Ndërsa, sa i përket pyetjes nëse duhet apo të tregohet identiteti dhe adresa e personave që janë sëmurë me Covid-19, juristja thotë se masat që ndiqen nga qeveria nuk shpiken.

“…Janë masa që shikohen se çfarë  efekti po japin në vendet europiane. Ne vendet të tjera kemi parë se nuk ka të dhëna të shtetasve të prekur. Në këto kushte, sipas mendimit tim, së pari për të dhënë të dhëna duhet të kemi një miratim, nga ana e këtyre shtetasve kur të dalin nga gjendja në të cilën ndodhen…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!