Emigrantët e kthyer në Shqipëri përballen me probleme, studimi :70% e personave janë te papune

schedule14:25 - 24 Korrik, 2020

schedule 14:25 - 24 Korrik, 2020

Nga Erblina Mile

Shqiptarët e kthyer në atdhe pas emigrimit përballen me shumë sfida të cilat ia bëjnë të vështirë jetesën.Rreth 70 % e tyre rezultojnë se janë të papunë ndërsa më shumë se gjysma e atyre që kanë gjetur një punë janë pa sigurime ose   në të zezë. Shumë familje emigrantësh të kthyera në atdhe rezultojnë se kanë të ardhura minimale që variojnë nga 10 mijë lekë në 25 mijë lekë në muaj.

Pas riatdhesimit, vështirësitë që hasin të rriturit, ashtu sikurse edhe fëmijët e tyre për t’u riintegruar në vendin e tyre janë të mëdha. Këto të dhëna  kanë dalë në pah pas një studimi të realizuar nga World Vizion dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike  gjatë vitit 2020.

Të anketuarit  pohojnë se punësimi, strehimi dhe informacioni për shërbimet janë 3 nevojat kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve të rikthyera nga emigracioni në Shqipëri.

Duke u përballur me sfida të tilla  rreth 58% e të intervistuarve pohojnë se do të emigronin përsëri jashtë vendit, nëse do t’u jepet mundësia. Shkaqet kryesore për të riemigruar lidhen me:papunësinë dhe një të ardhme më të sigurtë për fëmijët e tyre.

Të rikthyerit janë nga 13 bashki dhe  kanë familje të me mbi 4 anëtarë .Niveli i arsimit të emigrantëve rezulton  9 vjeçar dhe vetëm 5% e emigrantëve janë me arsim të mesëm.

Rreth 99% e emigrantëve të rikthyer kanë  nevojë të  mbështeten që të sigurojnë një strehë për  familjen e tyre pas  riatdhesimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!