Emigracioni i paligjshëm/ Britania e Madhe fushatë sensibilizuese për shqiptarët

schedule14:08 - 28 Maj, 2023

schedule 14:08 - 28 Maj, 2023

Britania e Madhe ka nisur një fushatë sensibilizuese për t’i bindur shqitarët që të mos hyjnë ilegalisht përmes kanalit anglez.

Home Office ka shpërndarë postera të shkruar në shqip dhe anglisht dhe po synon të pengojnë kalimet ilegale në kanalin La Mansh.

Në njërin prej posterave shkruhet se të gjithë ata që tentojnë rrugë ilegale do të “përballen me ndalim dhe largim” të menjëhershëm nga Britania.

Kjo fushatë nuk specifikohet se sa do të kushtojë, por Home Office njoftoi se do të nisë shpërndarjen e kësaj fushate në vendin tonë, duke ua bërë të qartë rreziqet me të cilat do të përballem emigrantët nëse tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ne jemi të vendosur të ndalojmë gomonet dhe fushata që nis në Shqipëri këtë javë, është vetëm një komponent i punës së Home Office për të ndihmuar në rrëzimin e miteve rreth udhëtimeve të paligjshme në MB, për të shpjeguar realitetet dhe për të luftuar gënjeshtrat e kontrabandistëve që përfitojnë nga kjo tregti e ndyrë“ u shpreh ministri i Emigracionit Robert Jenrick./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!