Emetohet pulla e re në Ditën Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale . Piktori Artion Baboçi, dizenjuesi i pullës, përgëzoi Zyrën e Komisonerit për zhvillimin e këtij aktiviteti promovues. Nga ana tjetër, ai tha se çdo pullë është një histori më vete, ndaj ai ka zgjedhur disa elementë simbolikë për pasqyrimin e marrëdhënies së individit me teknologjinë.
Në Ditën Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prezantoi pullën e emetuar nga Posta Shqiptare. Dizajni i së cilës është realizuar nga Artion Baboçi.
Pulla postare “28 Janari – Dita Europiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” është një iniciativë e Zyrës së Komisionerit dhe përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos marrëdhënien që ka sot individi me teknologjinë. Komisioni Shtetëror vlerësoi kërkesat dhe sugjerimet e Zyrës së Komisonerit dhe e përfshiu në konkurs që u realizua nga posta shqiptare.
Në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e Shkollës Dimërore “Informim dhe Privatësi”./abcnews.al