Emëtohet Eurobondi/ Shqipëria arrin të sigurojë 600 milionë euro hua në tregjet ndërkombëtare

schedule13:40 - 7 Qershor, 2023

schedule 13:40 - 7 Qershor, 2023

Qeveria shqiptare ka arritur të marë një hua në vlerën e 600 milionë eurove në tregjet ndërkombëtare financiare. kjo është një hua që meret nga bankat ndërkombëtare dhe është me një afat maturimi 5 vjecar  ndërsa yield-i i obligacionit 6.125%.

Shuma e siguruar  ka qenë më e lartë se ajo e planifikuar nga qeveria në buxhetin e këtij viti .Kjo si pasojë e forcimit të monedhës shqiptare ndaj euros. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se vlera më e lartë ka ardhur si pasojë e gjendjes së likuiditeit.

Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare është e gjashta që meret nga qeveria dhe është një test real për ekonominë shqiptare pasi rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes nga tërmeti , pandemia dhe krizës së çmimeve

Ky borxh do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të maturuara, ndërsa një pjesë e mbetur do të shpërbejë për të financuar deficitin buxhetor apo investime të planifikuara për vitin 2023.

Emetimi i eurobondit mund te japë të tjera efekte në dobësimin e monedhës europiane kundrejt lekut në këtë moment.

Eurobondi është një instrument financiar I cili përdoret gjerësisht nga shtetet për të plotësuar nevojat me likuiditet apo për investime.

EMETIMI I EUROBONDIT

Vlera      600 milione euro

Afati        5 vjeçar

Yeldi        6.125%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!