Emery: Meritonim fitoren, Real s’na mundte as me ekip të plotë

schedule12:08 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:08 - 22 Nëntor, 2020

Real Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Villareal dje. Diaz shënoi shpejt për skuadrën e Zidane, por Moreno me penallti në pjesën e dytë riktheu skuadrën e Unai Emery në lojë.

Pas ndeshjes ish-tekniku i Arsenal flet për ndeshjen dhe shprehet se skuadra e tij e meritonte fitoren. Sipas tij, Real Madrid nuk mund të fitonte dje as me skuadër të plotë. Për kampionët në fuqi dje mungonin lojtarë si Ramos, Casemiro apo Valverde.

“Ne kemi punuar me mendimin se ata nuk kishin asnjë mungesë. Real Madrid mund të bëjë ndryshime në skuadër, por ata luajnë me lojtarë që janë mësuar të fitojnë Champions League. Përgatitja jonë ka qenë e njëjtë dhe nuk mendoj se rezultati do të ishte ndryshe edhe nëse ata do kishin ekipin e plotë.

 

Goli i tyre na zuri të gjithëve në befasi, duke përfshirë edhe vijën e linjës së mbrojtjes. Më pas për 20 minuta ishim jashtë ritmit sepse goli i tyre na prishi planin fillestar. Më pas u përmirësuam gradualisht dhe u afruam drejt zonës së tyre.

Në pjesën e dytë ne kishim katër raste të pastra për të shënuar, ndërsa ata kishin vetëm një me Carvajal. Mund të them se jam i kënaqur me barazimin, por duke parë gjithë ndeshjen mund të them se luajtëm më mirë se ta. Meritonin fitoren në këtë ndeshje, prandaj nuk jam plotësisht i kënaqur”, u shpreh Emery. /abcnews.al