Emery: Bayern i fortë në shtëpi, shënojnë shumë gola, por ne japim maksimumin

schedule20:55 - 11 Prill, 2022

schedule 20:55 - 11 Prill, 2022

Villareal do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich ditën e nesërme, e cila është e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.

Një takim shumë i rëndësishëm për skuadrën spanjolle e cila e ka fituar takimin e parë me shifrat 1-0, teksa në transfertën e bavarezve do të kërkojë kualifikimin.

Në konferencën për shtyp për të folur për sfidën me skuadrën gjermane doli trajneri Unai Emery, i cili theksoi se në Mynich do të jetë e vështirë, por skuadra e tij do të japi maksimumin për të kaluar më tej në këtë kompeticion.

“Ajo që bëmë ndeshjen e parë nuk do të mjaftojë në Mynih. Duhet të dimë se çfarë të bëjmë në çdo moment të ndeshjes, duhet të dimë se do të ketë vuajtje dhe të mbrojmë, por duhet ta bëjmë natyrshëm dhe qetësisht”.

“Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të tregojmë cilësitë dhe karakteristikat tona kur kemi topin. Është bukur të jesh në çerekfinale, por unë dua të ecim përpara. Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe nga ajo me Juventusin dhe nga ndeshja e parë në Spanjë, do jetë më e komplikuar.

Ajo që bëmë javën e kaluar nuk do të mjaftojë në Mynih, ndaj duhet të bëjmë edhe më mirë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë dhe si të përgjigjemi në çdo kohë. Duhet të tregojmë respekt të jashtëzakonshëm ndaj Bayern.

Ne e dimë se ata janë mësuar të shënojnë shumë gola në shtëpi dhe kjo është normale për ta. Edhe ata kanë respekt për ne, por e dinë që nëse japin maksimumin janë favoritë për të fituar. Ata do të ndihen optimistë dhe të fortë duke luajtur në shtëpi”, tha Emery. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!