Emërohet ministri i ri i Jashtëm iranian

schedule10:53 - 20 Maj, 2024

schedule 10:53 - 20 Maj, 2024

Kabineti i Iranit ka emëruar zëvendësministrin e Jashtëm Ali Bagheri Kani ministër të Jashtëm, pas vdekjes së Hossein Amir-Abdollahian.

Vendimi vjen pas një takimi të tre degëve të qeverisë së Iranit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.

Nënkryetari i parë Mohammad Mokhber pritet të marrë detyrën si president. Sipas kushtetutës së Iranit, zëvendëspresidenti i parë merr detyrën për një periudhë të përkohshme prej 50 ditësh nëse një president vdes në detyrë.

Mokhber tha se ata do të ndiqnin rrugën e Presidentit Raisi në “përmbushjen e detyrave të caktuara.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!