Emërohet ambasadori i ri britanik në Shqipëri

schedule11:13 - 28 Qershor, 2024

schedule 11:13 - 28 Qershor, 2024

Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri britanik në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Tiranë përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku thekson se diplomati do të nisë punën në shtator. Më herët, Abbot ka mbajtur postin e ambasadorit në Prishtinë për përiudhën 2019-2024.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.”, njofton ambasada britanike në Tiranë.

Abbot do të pasojë Alastair King-Smith.

/abcnews.al