Emergjenca me zjarret në Athinë, BE ofron ndihmë

schedule11:11 - 24 Korrik, 2018

schedule 11:11 - 24 Korrik, 2018

Të shumta kanë qenë reagimet e liderëve botërorë lidhur me situatën e rëndë që po kalon Greqia për shkak të emergjencës nga zjarri i rënë në disa zonë të Athinës. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker me një mesazh në Twitter njoftoi se ka biseduar me presidentin Pavlopulos dhe kryeministrin Tsipras lidhur me situatën si dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

“Komisioni Europian nuk do të kursejë asgjë për të ndihmuar Greqinë dhe popullin grek”, shkruan ai.

“Shumë i trishtuar nga zjarret tragjike në Greqi. Evropa do të mbetet në anën e miqve tanë grekë në këto kohë të vështira”, shkruan presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, duke njoftuar se vendi Helen do të ndihmohet në përballimin e emergjencës nga shumë vende të BE-së.

Gjithashtu edhe presidetni i parlamentit europian, Antonio Tajani ka shprehur solidaritetin e tij lidhur me ngjarjen tragjike, dhe njofton se mekanizmi europian për mbrojtjen civile është vënë në ndihmë të Greqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!