Barcelona e do me patjetër një mesfushor qendre dhe pas dështimit të transferimit të Wijnaldum, katalanasit po kërkojnë për lojtarë të tjerë për të zbarkuar në “Camp Nou”.
Pas alternativave si Pellegrini dhe Ruiz, në skenë hyn një emër mjaft i madh: Ilkay Gundogan. Mesfushori i Manchester Cityt ka treguar formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Anglisë.
Gjithsesi, Barcelona do e tentojë dhe emisioni spanjoll El Chiringuito bën me dije se katalanasit kanë zhvilluar bisedime me agjentët e turko-gjermanit për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”. Ky operacion është ende në fazë embrionale. D.L/abcnews.al