Ëmbëlsirat zëvendësojnë alkoolin në Lindjen e Mesme: Cila është historia e bakllavasë?

schedule21:27 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 21:27 - 31 Dhjetor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Çdo vend ka traditat e tij dhe sigurisht ëmbëlsirat tradicionale. Krem ​​brulee është ëmbëlsira tradicionale në  Francë,  ndërsa petullat e karamelizuara apo edhe brownie me akullore janë më të preferuarat në SHBA.

Preferencat për ëmbëlsira janë të ndryshme por mos të harrojmë që ushqimet me sheqer janë një burim i shpejtë dhe i lehtë energjie. Por pavarësisht tërheqjes universale, thotë Anissa Helou, një autore dhe kuzhiniere libanezo-siriane, banorët e Lindjes së Mesme duket se janë veçanërisht të dashuruar me ëmbëlsirat.

Pesë nga 20 vendet kryesore që konsumojnë më shumë ëmbëlsira për person ndodhen në Lindjen e Mesme.

Pse rajoni është kaq i magjepsur nga gjërat e ëmbla?

Sheqeri ishte gjerësisht i disponueshëm në Lindjen e Mesme shumë kohë përpara se të ishte në Perëndim. Helou tregon gjithashtu ndalimin e alkoolit, i cili në vende të tjera konsumohet për festa,  por që në botën arabe është  rreptësisht i ndaluar.

Në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Turqinë, raftet e furrave janë të mbushura me shumëllojshmëri ëmbëlsirash. Ju mund të gjeni diamante basbousa (që në arabisht përkthehet një puthje e ëmbël), një tortë e bërë nga bollgur dhe me shërbet me aromë trëndafili ose lule portokalli.

Bobina m’hanncha, një tjetër ëmbëlsirë e mbushur me bajame. Kunafa, e mbushur me djathë kremoz ose arra dhe me shërbet. Znoud el-sit, janë krokante, të mbushura me krem, të skuqura dhe të zhytura në shërbet ose mjaltë.

Por ëmbëlsira më e njohur dhe më e preferuar deri më tani: është bakllavaja.

Llojet e ndryshme të bakllavas janë bërë të njohura që shekullin e tetë para Krishtit nga asirianët, por ishin osmanët ata që përsosën arrin e bakllavasë. Më e rëndësishmja, në ditën e 15 të Ramazanit, kur sulltani do të vizitonte hirka-i-serif (një relike që besohet të jetë pjesë e mantelit të profetit Muhamed), jeniçerëve iu shpërnda bakllava.

Në Turqi ekziston një shprehje: “Nuk jam aq i pasur sa të ha bakllava çdo ditë”.

Në vitin 2013, Komisioni Europian i dha të drejtën e bakllavasë  Gaziantepit, një qytet jugor turk – produkti i parë turk që njihet në këtë mënyrë. Bukëpjekësit në të gjithë Greqinë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë mund të kenë pretendime për bakllavanë.

Edhe pa sulltanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, bakllavaja është një simbol i festave. Claudia Roden, një kuzhiniere në Lindjen e Mesme, e cila ka  lindur në një familje egjiptiano-hebreje, thekson se bakllavaja (së bashku me ëmbëlsirat e tjera)  tregon mirëqeni, ngrohtësi dhe mikpritje, raporton abcnews.al

Ndërsa të krishterët shpesh heqin dorë nga ushqimet si sheqeri gjatë 40 ditëve të Kreshmës, gjatë Ramazanit, ëmbëlsirat janë pjesë e përditshmërisë.

Në Turqi, Fitër Bajrami njihet si Seker Bayrami, festa e ëmbëlsirave.

Bakllavaja mund të gatuhet edhe në shtëpi. Përgatitja kërkon shumë kohë, përshembull grekët përgatisin bakllavanë me 33 petë- një shenjë për moshën kur vdiq Jezusi. Më pas vendosen arrat. Bakllavaja e Gaziantepit  është bërë e famshme sepsë në vend të arrave përdoren fistekë.

Cilado nga frutat e thata që do të përdorni duhet të keni parasysh që ato duhen të grihen imët. Përgatitja është thelbësore. Ju nuk keni nevojë për sheqer, duke pasur parasysh shërbetin në fund.

Sigurisht mund të përdorni kardamon, kanellë ose karafil për ti dhënë më shumë shije përpara se ta piqni, por mos harroni dhe prerjen e ëmbëlsirës në formën e diamanteve, sigurisht përpara pjekjes, raporton abncews.al

Në fund, shtoni shërbetin. Disa vende spërkatin ëmbëlsirën pas pjekjes me lëng limoni,  ujë me lule portokalli ose trëndafili. Në mënyrë të pazakontë, Roden rekomandon që në momentin që duhet ti hidhni shërbetin bakllavasë, sigurohuni që të jetë ftohur. Por ka të tjerë që i hedhin shërbetin e nxehtë dhe më pas e lënë të ftohet.

Sigurisht metodat janë të ndryshme, por në fund ëmbëlsira është e njejtë, kështu nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta shijoni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!