Embargoja e BE-së ndaj Rusisë, rriten sërish çmimet e naftës

schedule17:28 - 31 Maj, 2022

schedule 17:28 - 31 Maj, 2022

Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për ndalimin e importit të naftës ruse mbrëmë.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta që ka qenë për dy muaj.

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur në muajt e fundit, të nxitura pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Nafta e papërpunuar Brent është rritur më shumë se 70% gjatë vitit të kaluar.

Çmimet e naftës u rritën sërish pas lajmeve për embargon e fundit të BE-së, shkruan BBC. 

Russ Mould, drejtor investimesh në AJ Bell, tha se çmimet po rriteshin sepse vendet evropiane tani duhet të gjejnë burime alternative të furnizimit.

Ndërkohë, rritja e kostos së jetesës kërcënon të pakësojë oreksin e disa vendeve të BE-së për sanksione të mëtejshme, të cilat mund të dëmtojnë gjithashtu ekonomitë e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!