Embargo Tik Tok e Snapchat, Rama: Parlamenti, vatër ç’edukimi

schedule14:06 - 26 Nëntor, 2024

schedule 14:06 - 26 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me prindërit lidhur me sigurinë në shkolla, evidentoi disa nga shqetësimet lidhur me platformat sociale.

Rama theksoi se është shumë i domosdoshëm ndërveprimi me të gjithë, prindërit apo edhe mësuesit.

“Po të shohësh Tik Tok-un kinez është se si do të jetë shoqëria sepse algoritmi atje bllokon këto poshtërsitë. Ndërsa jashtë Kinës është për të çoroditur vendet”, ka thënë ai.

Gjithashtu kryeministri shtoi se është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë te edukimi.

“Nëse ka një zonë që nuk e vendosim dot rregull, as nuk e imponojmë dot është zona e edukimit, jo arsimimit që ka të bëjë me shkollën, mediat dhe prindërit. Në këtë sistem nuk kemi dot mundësi të vendosim filtra për mediat. Çfarë filtrash t’i vendosim parlamentit që për mua është një vatër ç’edukimi përsa i përket mënyrës së si dy humanë, duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin kur nuk merren vesh fare. Me rëndësi është se si ne e shprehim mosdakordësinë ndaj njëri-tjetrit. Pra ka disa gjëra që mungojnë instrumentet në këtë mozaik, por është e sigurt që nuk ka vend për ankth dhe panik sepse nuk jemi në kushtet që mund të jenë shumë të tjerë në vende shumë më të zhvilluara se ne. Unë isha në Londër dhe diskutohej kjo gjë. Dhe tjetër bota, për ta ku shkollat ishin në lagje të pasura dhe tjetër ku shkolla ishin në lagje jo të pasura. Pra jemi pjesë e kësaj, por jemi pak në kuptimin që jemi një vend i vogël që mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Këshillat e prindërve duhet të marrin një peshë tjetër”, tha ai.

/abcnews.al/