Emanuele Ndoj i jep fund “aventurës” te Brescia, gati të prezantohet te skuadra tjetër në Serie B

schedule13:16 - 10 Janar, 2024

schedule 13:16 - 10 Janar, 2024

I dalë nga moshat e “Verdhekuqve” të Roma-s, mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj pritej të kishte një të ardhme të ndritur, mirëpo kurrë nuk ia arriti të dilte nga “vorbulla” e kategorisë së dytë të futbollit italian, Serie B, ku prej 7 vitesh tashmë është pjesë e skuadrës së Brescia, mirëpo as aty nuk po arrin të aktivizohet më.

Mesfushori “kuqezi” ndodhet në vitin e fundit të kontratës me italianët, mirëpo nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, duke mbetur kështu jashtë skuadrës, teksa këtë sezon ka arritur të luajë vetëm 2 përballje, në kategorinë e dytë italiane e për këtë aryse ka vendosur që të ndërpresë totalisht marrëveshjen me klubin ku ndodhet.

Megjithatë, Ndoj duket se është gati për “aventurën” e tij të re, me skuadrën e Leço, e cila aktualisht po bën një “luftë mbijetese”, në Serie B, teksa renditet në vendin e 16-të të tabelësm dhe kërkon me ngulm shërbimet e 27-vjeçarit shqiptar dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, një marrëveshje është arritur mes 2 klubeve, për të kaluar Ndojin si një lojtar i lirë e në rast mbijetese, skuadra e Leço i detyrohet Brescia-s 10 mijë euro për kartonin e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë 145 përballjeve, të zhvilluara gjatë 7 viteve me skuadrën e Brescia, Ndoj ka shënuar gjithësej 12 gola, si dhe ka arritur të regjistrojë 11 asistime, ndërkaq, mesfushori ka arritur të luajë edhe 6 përballje me Kombëtaren e Shqipërisë, ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol, në miqësoren ndaj Ukrainës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!