Elvis Roshi pranon akuzën për flasifikim

schedule11:17 - 11 Korrik, 2018

schedule 11:17 - 11 Korrik, 2018

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka pranuar akuzën për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit në procesin ndaj tij që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Gjykata ka pranuar kërkesën e Elvis Roshit për gjykim të shkurtuar.

Të premten, prokuroria pritet që të jepet pretencën për Roshin. Sipas prokurorisë, ai nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalime, dëbime apo masa të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani.

Elvis Roshi është hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë, me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!